Këshilla sigurie
Shumica e dhurimeve kalojnë pa asnjë problem. Këto këshilla ndihmojnë që të mbetet kështu.
Kur merrni diçka
Takohuni në një vend publik dhe të ndriçuar kur është e mundur, ose merrni dikë me vete.
Mos paguani asgjë: në Merrfal gjithçka është falas. Kush kërkon para, pagesë transporti ose kapar po shkel rregullat. Raportojeni.
Kontrolloni produktin para se ta merrni, sidomos pajisjet elektrike dhe sendet për fëmijë.
Kur dhuroni
Shënoni si adresë marrjeje një vend të njohur ose afër shtëpisë, jo domosdoshmërisht numrin e banesës.
Nëse nuk doni që emri juaj të shihet, postoni anonimisht.
Shënojeni produktin si të rezervuar sapo t’ia premtoni dikujt: numri juaj fshihet dhe nuk ju telefonojnë më.
Shenjat e mashtrimit
Dikush kërkon kode, të dhëna bankare ose fotografi dokumentesh. Dikush insiston të paguajë ose të dërgojë korrier. Dikush merr shumë sende njëherësh dhe i shet më pas.
Në këto raste përdorni butonin Raporto ose na shkruani nga faqja e kontaktit.