Kalo te përmbajtja

Pyetje të shpeshta

Përgjigjet për pyetjet që na bëhen më shpesh.

A kushton diçka Merrfal?

Jo. Përdorimi i platformës dhe çdo produkt që dhurohet janë plotësisht falas.

Si ta dhuroj një produkt?

Shtypni Dhuro, plotësoni emrin, përshkrimin, fotot, telefonin dhe vendin e marrjes. Kyçja me Google kërkohet vetëm në fund, kur e publikoni.

Pse numri im shfaqet publikisht?

Që të interesuarit t’ju kontaktojnë drejtpërdrejt. Numri shfaqet vetëm te produkti dhe fshihet sapo ta shënoni si të rezervuar ose të dhuruar.

Si e shënoj produktin si të dhuruar?

Hapni produktin ose profilin tuaj dhe zgjidhni E dhuruar te statusi. Mjafton një klik.

Pse mora email që pyet nëse produkti është ende i lirë?

Pas 30 ditësh i pyesim dhuruesit, që njerëzit të mos telefonojnë për sende që nuk ekzistojnë më. Nëse nuk përgjigjeni brenda 7 ditëve, produkti fshihet nga listat dhe mund ta riktheni nga profili.

Çfarë është një kërkesë?

Nëse nuk e gjeni atë që ju duhet, shkruani një kërkesë. Dhuruesit që e kanë mund t’jua ofrojnë dhe ju njoftoheni me email. Ofertat i shihni vetëm ju.

Pse nuk mund të njoftohem për çdo produkt të ri?

Me qëllim. Njoftimet për çdo produkt të ri do t’u jepnin përparësi atyre që rrinë në pritë për të marrë gjithçka, shpesh për rishitje. Kështu çdo produkt i ka shanse të barabarta të gjithë.

A mund ta postoj anonimisht?

Po. Emri dhe profili juaj nuk shfaqen. Numri dhe adresa e marrjes shfaqen gjithsesi, që t’ju kontaktojnë.

Si ta fshij llogarinë?

Hapni profilin, Redakto profilin, pastaj Fshi llogarinë. Fshihet gjithçka menjëherë dhe përgjithmonë.

Dikush po i shet sendet që merr falas. Çfarë të bëj?

Përdorni butonin Raporto te produkti ose kërkesa dhe zgjidhni Po shitet ose rishitet. Ekipi e shqyrton dhe mund ta bllokojë llogarinë.

Nuk e gjetët përgjigjen? Na kontaktoni