Kushtet e shërbimit
Përditësuar më 22 tetor 2026
Merrfal është falas dhe mbetet i tillë sa kohë që të gjithë luajnë ndershëm. Duke përdorur platformën pajtoheni me këto rregulla.
Gjithçka është falas
Në Merrfal dhurohet pa asnjë pagesë dhe pa shkëmbim. Kërkimi i parave, i pagesës për transport ose i ndonjë shpërblimi ndalohet.
Merrni vetëm atë që ju duhet vërtet. Marrja e sendeve falas për t’i shitur ose rishitur ndalohet dhe çon në bllokim të llogarisë.
Çfarë mund të postoni
Postoni vetëm sende që janë tuajat, me foto dhe përshkrim të vërtetë. Shënoni gjendjen me ndershmëri.
Ndalohen: armët, drogat dhe ilaçet, alkooli dhe duhani, kafshët, ushqimi i skaduar, produktet e rrezikshme ose të vjedhura, dokumentet dhe çdo përmbajtje fyese, pornografike ose për lojëra fati.
Statusi dhe konfirmimi
Shënojeni produktin si të rezervuar ose të dhuruar sapo t’ia premtoni ose t’ia jepni dikujt. Atëherë numri juaj nuk shfaqet më.
Pas 30 ditësh ju pyesim me email nëse produkti është ende i lirë. Nëse nuk përgjigjeni brenda 7 ditëve, produkti fshihet nga listat derisa ta riktheni nga profili.
Kërkesat
Kërkesat duhet të jenë për diçka konkrete që ju duhet. Secili mund të ketë deri në 2 kërkesa të hapura dhe ato mbyllen vetë pas 30 ditësh.
Dhuruesi vendos vetë kujt t’ia japë. Oferta nuk është detyrim për asnjërën palë.
Raportimi dhe moderimi
Çdo përdorues i kyçur mund të raportojë një produkt ose kërkesë. Kur tre persona të ndryshëm raportojnë të njëjtën gjë, ajo mbahet jashtë listave derisa ta shqyrtojë ekipi.
Ekipi mund të heqë përmbajtje ose të bllokojë llogari që shkelin këto rregulla. Raportimi i rremë me qëllim të keq trajtohet si abuzim.
Kufizime kundër abuzimit
Për ta mbrojtur platformën ka kufij: deri në 10 produkte në orë dhe 30 në ditë për llogari, deri në 10 oferta, 10 raportime dhe 5 falënderime në ditë.
Përgjegjësia
Merrfal lidh njerëzit, por nuk merr pjesë në takimet dhe dorëzimet. Kujdesuni për sigurinë tuaj dhe ndiqni këshillat e sigurisë.
Keqpërdorimi i të dhënave të përdoruesve të tjerë, si numrat e telefonit, për çdo qëllim tjetër përveç dhurimit, ndalohet.
Llogaria juaj
Mund ta fshini llogarinë në çdo kohë nga Redakto profilin. Fshirja është e menjëhershme dhe e përhershme.