Kalo te përmbajtja

Politika e privatësisë

Përditësuar më 22 tetor 2026

Kjo faqe shpjegon cilat të dhëna mbledh Merrfal, çfarë shihet publikisht, si i përdorim dhe si mund t’i fshini.

Cilat të dhëna mbledhim

Kur kyçeni me Google marrim emrin, mbiemrin, email-in dhe fotografinë e profilit nga llogaria juaj Google. Nuk marrim dhe nuk ruajmë fjalëkalimin tuaj.

Kur postoni një produkt ruajmë atë që shkruani: emrin, përshkrimin, fotografitë, kategorinë, gjendjen, numrin e telefonit dhe adresën e marrjes me qytetin.

Ruajmë edhe kërkesat që bëni, ofertat, produktet që ruani, falënderimet, raportimet dhe mesazhet që na dërgoni nga forma e kontaktit.

Në profil mund të shtoni opsionalisht një përshkrim, telefon, qytet dhe adresë. Telefoni dhe adresa e profilit janë private: shërbejnë vetëm për të plotësuar formën e dhurimit.

Çfarë shihet publikisht

Në profil shihen emri, mbiemri, emri unik, fotografia, kopertina, përshkrimi dhe qyteti. Email-i, telefoni dhe adresa e profilit nuk shihen kurrë nga të tjerët.

Te produkti shihen fotot, përshkrimi, adresa e marrjes dhe numri i telefonit, sepse kështu ju kontaktojnë të interesuarit. Numri fshihet nga faqja sapo produkti shënohet si i rezervuar ose i dhuruar.

Nëse postoni anonimisht, emri dhe profili juaj nuk shfaqen dhe produkti nuk lidhet me profilin tuaj. Numri dhe adresa e marrjes shfaqen gjithsesi.

Te kërkesat shihen emri, fotografia dhe qyteti i personit që kërkon. Ofertat për një kërkesë i sheh vetëm ai person.

Si i përdorim

Të dhënat përdoren vetëm që platforma të funksionojë: të shfaqen produktet dhe kërkesat, të ju kontaktojnë të interesuarit dhe të mbahet platforma e sigurt nga abuzimi.

Ju dërgojmë vetëm email-e që lidhen me llogarinë tuaj: mirëseardhjen, konfirmimin kur publikoni, pyetjen pas 30 ditësh nëse produkti është ende i lirë, dhe njoftimin kur dikush ofron diçka për kërkesën tuaj. Nuk dërgojmë reklama dhe nuk i shesim të dhënat tuaja.

Te email-et matim nëse janë hapur dhe nëse është klikuar një link, që të dimë nëse njoftimet arrijnë. Linqet personale (si ai i konfirmimit) nuk maten.

Kush tjetër i përpunon

Google për kyçjen. Modulify, ku mbahet faqja, baza e të dhënave, fotografitë dhe dërgimi i email-eve. YouTube vetëm kur hapni videon në ballinë.

Statistikat e vizitave maten pa cookies dhe pa ju identifikuar personalisht.

Cookies

Përdorim vetëm një cookie të domosdoshme që ju mban të kyçur (merrfal_session) për 30 ditë. Nuk përdorim cookies reklamash.

Sa kohë i ruajmë

Të dhënat ruhen sa kohë keni llogari. Produktet që fshini nuk shfaqen më askund; ruhen vetëm për numrat e ndikimit dhe fshihen bashkë me llogarinë.

Fotografitë e ngarkuara për një produkt që nuk publikohet kurrë fshihen vetë pas dy ditësh.

Të drejtat tuaja

Mund t’i shihni dhe ndryshoni të dhënat në çdo kohë nga Redakto profilin dhe nga faqja e çdo produkti.

Mund ta fshini llogarinë vetë: Redakto profilin, pastaj Fshi llogarinë. Fshihen menjëherë llogaria, produktet, fotografitë, kërkesat, ofertat, të ruajturat dhe falënderimet tuaja.

Keni të gjitha të drejtat që ju njeh ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Për çdo kërkesë tjetër na shkruani dhe ju përgjigjemi brenda 30 ditëve.

Për çdo pyetje rreth të dhënave tuaja na shkruani në info.merrfal@gmail.com